Ka përfunduar me sukses edhe gara e katërt e disiplinës malore për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm. Gazmend Demolli është fitues i garës në Grashticë, i cili ka vendosur edhe rekord të ri. Shtegun me gjatësi prej 3 kilometra, Demolli me Radicall SR8 LM e kaloi për kohën 01:32.724 minuta.
Rekordin e mëparshëm e kishte Liridon Kalenderi, i cili në vitin 2020, me Mitsubishi Evo 9, pati kohën 01:34.392 minuta. Në pozitën e dytë, në plasmanin e përgjithshëm, u rendit Valdet Kaçandolli me Suzuki Swift, me kohë 01:34.607, derisa podiumi u plotësua nga Ernest Daka, i cili në cak arriti për 01:41.697 minuta.
Rivalitet i madh u tregua po thuaj në të gjitha klasat.
Në konkurrencën ekipore e para doli Prishtina Racing Team me 60 pikë, e dyta AMTKK me 52, ndërsa pozita e tretë i takoi AK Ferizajt me 4 pikë.
Përveç rëndësisë së pikëve, këtë herë gara pati edhe karakter memorial, pasi u përkujtua ish-anëtari i AK Prishtina Racing Team, Ard Selimaj, i cili dhjetë vjet më parë pati humbur jetën tragjikisht. Ardi ishte djali i anëtarit dhe veteranit të Prishtina RT, Armend Selimaj.
Rezultatet komplete mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm:
http://kstiming.com/
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët: