• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Demantohet lajmi: Austria nuk ka ofruar garancë për ish-krerët e UÇK-së

Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke qëndruar në burgun e Hagës.

nga Bota Press
4 Maj, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

 

Botapress, 4 Maj – Kroacia nuk ka dhënë garancë për lirimin me kusht të ish-eprorëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen për krime lufte nga Dhomat e Specializuara nga Hagë. Lajmi u demantua nga Ermina Lekaj-Përlaskaj, pjesë e institucioneve shtetërore kroate. Ndër shtetet e përmendura që sipas të gjitha gjasave ofruan mundësi të garancisë për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte Kroacia, Austria dhe Sllovenia.

 

Mirëpo këto garanci të supozuara po dështojnë. Lajmi.net është interesuar për ta kuptuar nëse Austria ka ofruar garancë sa i përket lirimit të Thaçit, Veselit e të tjerëve.

Përmes përgjigjes Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka thënë për lajmi.net se nuk kanë ofruar asnjë lloj garance.

“Në lidhje me pyetjen tuaj nëse Austria ka dhënë ndonjë garanci në lidhje me rastet e treguara, përgjigjja nga Ministria e Jashtme e Austrisë është jo”, u tha në përgjigje.

Në media pati raportime të shumta lidhur me ofrimin e garancisë nga shtetet mike të Kosovës, por që një gjë e tillë po del të jetë e pavërtetë.

Edhe njëherë kujtojmë se deputetja shqiptare e Kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj tha:

“Nuk kam asnjë informacion zyrtar apo konfirmim se Kroacia do të ofronte garanci për lirimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Unë s’kam thënë kurrë se autoritetet kroate po punonin për këtë, por se s’kishte asnjë informacion zyrtar për këtë. Mediat serbe qëllimisht apo pa qëllim më kanë keqinterpretuar”, ka thënë deputetja shqiptare e Kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj.

Të gjitha këto reagime erdhën pasi ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha deklaroi se pas Sllovenisë e Austrisë edhe Kroacia ofron garanci për të gjykuarit e Hagës, duke shtuar se presidenti kroat Zoran Milanoviq ka ofruar që të jetë garantues te Gjykata Speciale për lirimin e presidentit Thaçi dhe të tjerëve që të mbrohen në liri.

Gjatë ditës së sotme, Zyra për Media e Presidentes Vjosa Osmani thanë për lajmi.net se presidenca është duke e shqyrtuar këtë çështje, por që nuk ka asgjë konkrete.

“Nuk e di e shohim gjatë ditës jemi duke e shqyrtu, nuk kemi diçka konkrete por sapo që të kemi deri në fund të ditës besoj që e shohim”, ka thënë këshilltari i presidentes, Bekim Kupina.

Së fundi Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e të akuzuarve për lirim të përkohshëm, teksa u tha se Specialja u ka ofruar një mundësi që ndonjë shtet i tretë të ofrojë garanci për lirimin e tyre.

Pavarësisht gjithë këtij diskutimi ish-krerët e UÇK-së vazhdojnë të mbahen të burgosur në Hagë, derisa ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli iu desh që së fundi të vij drejt Kosovës për shkak të gjendjes shëndetësorë të babait të tij.

Veseli po vazhdon të qëndrojë në Kosovë në kuadër të EULEX-it teksa vizita tek babai i tij po i mundësohet vetëm përmes sigurisë së madhe të policisë dhe pjesëtarëve të EULEX-it.

Tags: AustriaEnuba PerlaskajTe akuzuarit e Hages

Të ngjashme

Aktuale

Çka pas votimit të vizave në LIBE?

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

Ohri përplas Kurtin me krerët e opozitës – në Kuvend pati edhe sharje e poezi

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

Kurtit i telefonon Këshilltari Special i Blinken: Më uroi për marrëveshjen

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

PSD në aksion, mbi veturën zyrtare të Konjufcës shkruajnë “Edhe asi edhe ksi”

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Kuvendi sërish shkon në pauzë
  • Abazi-Kurtit: Për marrëveshjen e Ohrit, aktivistët e VV-së do të rrotullonin makina
  • “Vetëmenaxhimi shkon përtej Asociacionit, mos bini në kurthën e Kryeministrit”
  • Kastrati: E kam një gaz lotsjellës me veti, kam me gju në fund
  • Korrupsioni qeveritar në vend, profesori amerikan: Raporti i DASh shqetësues për Kosovën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.