Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i këtij subjekti politik është unik kundër formimit të një Qeverie të re nga LVV-ja. Deputeti Demaku ka përjashtuar zërat se ka përçarje brenda PDK-së pas dorëheqjes së Meli Krasniqit nga posti i kryetarit.
‘’Nëse dikush pret për përçarje brenda PDK-së, pret kot. PDK-ja është parti e fuqishme dhe me histori të jashtëzakonshme. Ne i kemi qëndrimet unike si grup parlamentar. Ne e shohim se LVV-ja nuk është më në interesin e këtij vendi. LVV-ja ka shkaktuar vetëm regres, ngecje në aspektin politik, ekonomik, të integrimeve. Sa ma shpejtë që të lirohemi nga ky keq menagjim dhe qeverisje tanimë jo ligjore nga ta, kjo do të ishte në interes të Kosovës’’, tha Demaku. /RTV21



Të tjera
Lajme
Kush janë ministrat në detyrë më të votuar në Vetëvendosje
Me 20.10 për qind të votave
Lajme Opinione
Rezultati i LDK-së, flet për herë të parë Hykmete Bajrami
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Shefi i OSBE-së kërkon formimin e shpejtë të institucioneve
Shefi i Misionit të OSBE-së në