Keto ditë të festës së librit në Tiranë rastesisht me ra në dorë libri i radhës i autorit Sokol
Demaku ” Kuçi, fshati i kuvendeve” Pak histori nga tradita shekullore e Kuçit, Esse dhe
tregime, në botim të shtëpisë botuese Shoqata ”Sokol Demaku” Shtëpia botuese, në 113 faqe
dhe shtypurë në Shtypshkronjën Lena Graphic në Prishtinë
Një libër me shumë vlera historike për fisin Kuç ku së bashku me fisin Hot dhe fisin
Kelmend kanë lindë që në shekullin e XIV – XV cka do të thotë se janë ndër fiset e para dhe
më të vjetra shqiptare.
Libri nisë me një përshkrim të natyrës idilike të Labërisë, gajrpërimit të lumit Vlora me
kanionin pitoresk dhe shumë tërheqës për syrinë e njeiut. Një përshkrim vërtetë ideal i
Labërisë me fshtrat e saja aq të rreguluara dhe me një popullat e cila diti dhe di edhe sot të
punoj dhe gjallëroj.
Ku fshat malor, me madheshtinë e tij shtrihet në shpatullat e malit të Shkabës, aty ku ka
burimin e tij lumi Vlora. Ky vend ka histori të largët e të lashtë, ka një traditë të vjetër, ka
njërëz të vyer, njerëz me shpirt të bardhë. Si duket vet natyra ka ndikuar dhe ka e berë të
veten, kur kemi të bëjmë me banorët e këtyre anëve. Natyra, uji, dielli, sigurisht kanë ndikuar
që këta banorë të lashtë sa vet fshati, të lashtë sa vet jeta,të jenë këta që janë me këto virtyte.
Është ineteresante se Kuçi dhe fshatrat për rreth tij kanë trasheguar vetem vlera të larta
historike, kulturore dhe inetektuale, por është karakteristike të përmenden edhe ato të së
drejtës së popullit,të grumbulluara në ”Kanunin e Labërisë”. Ky ishte një sistem i normave
ligjore të pashkruara e që bazën e ka nga mesjeta dhe janë përcjellur deri në kohët tona gojë
më gojë, brez pas brezi. Ato i kanë rregulluar marrëdhenjet dhe veprimtaritë ekonomike,
politike dhe sociale, të drejtat dhe detyrimet individuale në familje dhe shoqëri.
Kanuni i Labërisë është një sistem sanksionesh me vera të larta morale si dhe me parime
themelore juridike të mbrojtjes së nderit, burrërisë, fisnikrisë, besës, mikpritjes, bujarisë,
parimit të barazisë së gjakut e të lirisë. Këto të drejta i sankisonon e drejta zakonore
shqiptare. Ky Kanun është një deshmi e rrallë e kohës, kur nuk ka ekzistuar autoriteti shtetror.
Kjo ishte një nevojë e kësaj popullsie të civilizuar, që jeta të mos jetë një anarki,por nën një
sistem normash jetësore të caktuara me të drejta dhe detyrime. Në anën tjetër, ky dokument do
të ishte një deshmi e ndërgjegjës njerëzore të kohës, në të cilën doli në dritë dhe rregulloi
marrëdheniet ndërnjerëzore.
Kuçi është i njohur edhe për organzimin e jetës, pa marrë parasyshë se çfarë ishin
ato,dasma, dreka, darka, apo edhe për vdekje.
Dasma kuçiane ishte madhështore.Edhe sot e ka atë traditën e lashtë dhe kjo është pothuaj
traditë e të gjithë Labërisë. Labi dhe labja kalonin një jetë në harmoni dhe kjo më së miri
duket nga respekti i dyanshëm që mbretëronte në familjen labe. Aty flitej se burri është i zoti i
shtëpisë, por gruaja ishte shtylla e shtëpisë. Kjo ishte ajo që familjen labe e bënte të fortë dhe
krenare. Gruaja dhe burri ishin kudo së bashku, edhe në vend edhe në kuvend, edhe në fushë
edhe në punë. Edhe gruaja labe kishte të drejtë fjale në Kuvend, këtë ia garantonte ”Kanuni i
Labërisë”,i cili ishte ligj mbi sjelljen dhe veprimet në Labëri.
Labët ishin të fortë, të pathyeshëm dhe ky virtyt i mbante të bashkuar për tu bërë ballë sfidave
të jetës. Thotë një fjalë e urtë: ”Në mal të madh ka gjithçka”. Dhe është edhe tjetra, që është
edhe më e saktë: ” Çdo grurë ka egjër”. Egjra dihet se çfarë është, por duhet përballuar e
keqja me mundësinë dhe forcën që njeriu ka.