Ideja e të ashtuquajturës “Bota serbe”, nuk është ide e re, ka kohë që ekziston.
Kjo është deklarata e Aleksandër Vuçiqit pas referendumit të Malit të Zi për pavarësi e publikuar nga anëtari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, liberal malazez Velibor Zejak.
“…do të punojmë që me vullnetin e qytetarëve me referendum të arrijmë sërish një shtet të përbashkët pas 10 apo 20 vitesh”.
Dhe hapi i parë drejt një referendumi tjetër është fabrikimi dhe falsifikimi i regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi.
Rrezikun nga kjobotë serbe e paralajmëroi kohë më parë edhe edhe Ish-kreu i diplomacisë kroate Tonino Picula.
Ai tha se qytetarët e Malit të Zi, së bashku me institucionet e shtetit malazez, duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për të kundërshtuar me vendosmëri sulmet ndaj identitetit të tyre dhe të drejtës për vendimmarrje të pavarur.
“Serbia e humbi Kosovën në mënyrë të pakthyeshme dhe Vuçië vetëm pretendon se nuk e njeh situatën reale. Nga ana tjetër, ai vendosi ta kompensojë këtë duke tentuar ta kthejë Malin e Zi në “botën famëkeqe serbe””, tha ai në një intervistë të mëhershme në Pobjeda.
“Unë kam thënë për një kohë të gjatë se ai po nxit strategjikisht paqëndrueshmëri të përhershme në lagje për të shpërqendruar publikun vendas nga deficitet kronike demokratike, kapja institucionale dhe mediatike dhe korrupsioni i përhapur. Qytetarët e Malit të Zi, së bashku me institucionet e shtetit malazez, duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për të kundërshtuar me vendosmëri sulmet ndaj identitetit të tyre dhe të drejtës për vendimmarrje të pavarur”.