Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, doli para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku pritet t’i caktohet masa e paraburgimi.
Arrestimi i tij u njoftua këtë javë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.
Morina dyshohet se gjatë periudhës 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Malishevës.
Ai po jetonte në Serbi dhe ishte me profesion taksist.
“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.



Të tjera
Lajme Showbiz
Ky fustan i Morena Tatakut po e çmend Instagramin
Morena Taraku është shfaqur së fundi
Lajme
Subvencionet në bujqësi për 2026: publikohen masat mbështetëse
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit
Aktuale
Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë
Ngritja e Kosovës në Indeksin Botëror