Del fotoja, ky është 30-vjeçari që mbeti i plagosur…

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë, pasi iu bë një atentat. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Romeo Meçaj, teksa ngjarja u regjistrua pranë stadiumit. Mësohet se ai është qëlluar teksa po udhëtonte me një automjet tip ‘Lande Rover’, ndërsa si pasojë e plagëve të marra nga plumbat, makina e tij është përplasur me disa makina të tjera në zonë.

LEXO EDHE KETE

Kush është i riu me “Land Rover” që u plagos mbrëmjen e sotme (EMRI)

Nga përplasja e automjeteve nuk kanë mbetur persona të plagosur. Ndërkohë policia ka gjetur një automjet të djegur në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, që dyshohet se i përkiste autorëve.

Personi që shihni në foton më lart është Romeo Meçaj, 30-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Vlorë, si pasojë e një atentati./Botapress.info/

ngjashme