Deklarata skandaloze e Stresit për videon intime të Xhulit: “Ti vet e ke lyp”

Të enjten banorët e nominuar të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, kanë mbajtur darkën e të nominuarve.

Mes pyetjeve, Xhuli ka folur për videon e famshme intime, të cilën para 12 vitesh ia kishte publikuar ish-i dashuri dhe ajo ishte detyruar që të largohej nga jeta publike shkaku i saj.

Por kundrejt kësaj çfarë tha modelja drenicase, reagoi reperi Arkimed Lushaj – Stresi.

“Ke thënë që verës kam njohur tre-katër persona, ke njohur Atdheun, ke folur për ish-in tënd nga Tropoja. Mua më bën të dyshosh që ti vet i lyp këto sekuencash njohje që të ka ndodhur po kjo histori”, ka thënë Stresi.

Ndërkohë një gjë e tillë është hedhur kategorikisht poshtë nga Xhuli, e cila i është përgjigjur duke i thënë: “Është mendimi yt personal”.

ngjashme