Intervista e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhënë për BBC’në, ishte njëra ndër intervistat që për shumë qytetarë u bë frymëzim për të luftuar, transmeton Gazeta Metro.
Fehmi Lladrovci ishte njëri ndër ushtarët dhe komandantët më të mirë të UÇK’së.Ai kishte dhënë një intervistë për BBC’në, intervistë kjo që ka mbetur në kujtesën e shumë qytetarëve të vendit. Në këtë intervistë, Lladrovci ishte pyetur nëse është i gatshëm të vdes për Kosovën, e kësaj pyetje i ishte përgjigjur tamam si një hero.
Me një buzëqeshje karakteristike ai dha një përgjigje që do të mbahet mend gjatë. “Me gjithë dëshirë. Më e shtrenjtë është liria se jeta. Ky do të ishte nderi më i madh për mua”, ishte përgjigjur Lladrovci.
Më poshtë keni intervistën e Lladrovcit dhënë BBC’së./Botapress.info/