Deklarata e fortë e zyrtarit britanik

 Një zyrtar britanik i drejtësisë tha këtë të premte se Vladimir Putin rrezikon të përfundojë në burg për krime lufte të kryera nga forcat e tij ruse në Ukrainë.

LEXO EDHE KETE

Goditje e rëndë për Putin, snajperi ukrainas vret gjeneralin e rëndësishëm rus

Dominic Raab, i cili është edhe zëvendëskryeministër, u pyet nga Radio Times nëse ai e shihte përfundimin e konfliktit me presidentin rus të burgosur për krime luftë.

“Mendoj se është një rrezik shumë real që ai duhet ta mendojë tani. Përtej situatës së tij personale, çdo komandant që vepron në Ukrainë, qoftë për të shënjestruar civilët apo për të sulmuar vende, ata tani e dinë që ICC (gjykata penale ndërkombëtare) po heton”, tha ai.

Zyrtari shtoi se kryeprokurori Karim Khan po udhëton për në Ukrainë./Botapress.info/

ngjashme