Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë në popull thashetheme të qarta sot. Por, degradimi i gjuhës së tij ka ndodhur më moti përmes fjalësh të pakuptueshme për një person në pozitën e tij. Cilat ishin rastet më tmerruese?
Në Shqipëri është i mirënjohur rasti i Sali Berishës – ish-kryeministër e ish-president – përmes personazhit që e quan “qytetari digjital”. I ngjashëm ishte edhe sot rasti i kryeministrit Kurti që në serbisht përhapi një thashethem për politikanin Aleksandër Jabllanoviq.
E armiqësoi Kosovën me gjithë perëndimin, Kurti shkon ta marrë “bekimin” e Papës
“Unë mendova se të paktën Aleksandër Jabllanoviqi do të fitonte në Leposaviq, por ai u largua nga gara më datën 21. Në prill, dy ditë para fitores së sigurt, dëgjova se ai i mori një milion euro dhe dy banesa në Beograd. Mund të mos jetë e vërtetë, por për çdo rast, ose duhet të ketë shumë presion ose ndonjë ofertë shumë luksoze…” – u shpreh Kurti.
Pra, “dëgjova”, “mund të mos jetë e vërtetë” thuhen në një pretendim të shprehur publikisht nga kryeministri i një shteti.
Jabllanoviq është tallur me këto pretendime të Kurtit, duke thënë që në një sistem serioz demokratik do të duhej që të merrej në pyetje qoftë Kurti qoftë ai për këto fjalë.
“Kryeministri i jap një banesë dhe 500 mijë euro, por i kërkoj vetëm të më thotë se kush është banesa tjetër dhe pjesa tjetër e parave.”
Thashetheme tjera
Kryeministri i Kosovës më 4 qershor kishte folur në mënyrë mjaft të çuditshme për kryetarin e ngujuar të Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Ai tregonte se atij po i bëheshin kërkesa që të dilte nga zyra.
“Çka s’i thonë,” – shkruante Kurti, derisa vazhdonte thashethemnajën me fjalët: “disa e marrin me të mirë, disa jo me të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës.”
Kryeministri nuk ka shpjeguar se për çka e kishte fjalën konkretisht.
Një rast tjetër i bujshëm edhe një status i tij pas vrasjes makabre në oborrin e QKUK-së të një gruaje shtatzënë nga burri i saj.
“…dy shqiptarë më pak do të jenë duke menduar armiqtë tanë,” – shkruante ai.
Një rast tjetër kishte ndodhur më herët, derisa kryeministri po rrëfente për komunikimin me një adhurues tjetër të VV-së që i përcillte ndeshjet e kombëtares së Kosovës në futboll.
“M’tha, pse nuk shkove m’tha n’tribina n’Perëndim, atje ku jon VIP-at? Thashë, kom dëgju që aty mujnë me ta vjedhë kuletën.”
Siç tashmë e dimë, Kurti ka shkuar në tribunën VIP pas ardhjes në pushtet. Por, ndoshta se është forcuar rendi dhe ligji në stadiumin Fadil Vokrri pasi ai mori pushtetin? Ndoshta ky mund të jetë shpjegimi.
Në një rast tjetër të mëhershëm, Kurti shprehte aftësitë e tij në fantazi. Ai do t’i shkruante 769 germa krejt trillim për të dhënë një mesazh. Ai kishte imagjinuar telefonatën e një vajze me emrin Zana që punonte në Prokurori me Glauk Konjufcën. Vetëm në fund të shkrimit ai do të tregonte se ajo në fakt nuk ishte telefonatë e vërtetë.
“- Alo, mirëdita.
– Mirëdita.
– Unë jam Zana nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës. Po flas me deputetin e Kuvendit të Republikës, z. Glauk Konjufca?
– Po, unë jam.”
Çka janë thashethemet?
Fjalori i përcakton si vijon, por Nacionale jodomosdo pajtohet me këtë definicion:
“THASHETHEME f. vet.
Fjalë të pathemelta, zakonisht të këqija, për dikë a për diçka, që pëshpëriten e përhapen nga njerëz llafazanë e shpirtvegjël, të cilët marrin nëpër gojë të tjerët për t’i njollosur dhe nuk e kanë ndjenjën e përgjegjësisë. Thashethemet e botës. Njeri i thashethemeve. Merrej me thashetheme. Ka mjaft thashetheme. S’pyet (nuk do t’ia dijë) për thashethemet.”