Një veturë e Policisë së Kosovës, është përfshirë nga tymi gjatë rrugës magjistrale Prishtinë – Pejë, konkretisht në pjesën e Komoranit.
Në grupin e Facebook’ut ‘Marakli t’kerreve’, është publikuar një video ku shihet se si një veturë e Policisë është përfshirë nga tymi.
Pamjet që janë publikuar shihet se tymi i madh e kishte kapluar këtë veturë kombi të Policisë, por që nuk është parë zjarr aty. Nuk dihet nëse kjo është një prishje teknike apo diçka më shumë.Rasti ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë afër Komoranit.
Më poshtë keni pamjet e publikuara. /Botapress.info/