Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka kritikuar ashpër ish-këshilltarin e Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, i cili në këtë javë ka hapur një ekspozitë në shesh të Prishtinë me huqje të mëdha për masakrat serbe në Kosovës.
Haradinaj ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Gashi e ofendon UÇK-në, ndërsa tha se një gjë të tillë e ka bërë vazhdimisht përmes mekanizmave shtetërore të udhëhequr nga VV-ja.
“Mirënjohje për Astrit Gjocin, edhe pse ky turp është vështirë të mbulohet. Ekspozitat e tilla, me vetëdije, kanë për qëllim amnistimin e krimeve makabre të shtetit gjenocidal serb në Kosovë. Nuk është hera e parë që ky autor, përmes mekanizmave shtetërorë të udhëhequr nga partia në pushtet, ofendon UÇK-në, e tash fyen edhe viktimat e lufës. Këto veprime janë të papranueshme, janë një fyerje e rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje sipas tij shtrembërimi i tillë i fakteve nuk është asgjë tjetër më pak sesa agjendë e Serbisë.



Të tjera
Lajme
Dekretohet ligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
Është dekretuar ligji për ratifikimin e
Aktuale
Aktakuzë për togerin e Policisë së Kosovës, dyshohet që deri më 17 korrik 2025 ka spinuar për BIA-n serbe
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Aktuale
Osmani ia merr Vetëvendosjes këtë deputete për zgjedhjet e 7 qershorit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka