Pamjet vijnë nga një prej rrugëve të Shqipërisë, ku sot ka pasur shumë dasma. Një dasmor cili pasi ka marrë nusen, ka shkrepur nga makina e tij ‘Range Rover’ me kallashnikov në ajër disa herë.
Personi që ka publikuar videon në rrjetet sociale e ka shoqëruar me një përshkrim “Talebanët në Afganistan”, lidhur me zhvillimet aktuale në botë. E gjitha ka ndodhur në autostradën e Laçit dhe janë pamje aspak të zakonta për vitin në të cilin jetojmë.
Nga sa mësohet dasmori është identifikuar nga Policia dhe po punohet për kapjen e tij.
FOTO ILUSTRUESE