Dardan Vuniqi është zgjedhur zëvendëskryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës përmes votimit të hapur, ku ka marrë 6 vota nga anëtarët e KPK-së. Mandati i tij fillon më 13 mars 2026 dhe do të zgjasë deri në përfundim të mandatit si anëtar i KPK-së.
Para zgjedhjes, Vuniqi ka prezantuar platformën dhe objektivat e tij, duke theksuar se angazhimi i tij bazohet në rritjen e besimit të publikut në sistemin prokurorial dhe ushtrimin e kompetencave në përputhje me ligjin. Ai ka premtuar mbikëqyrje të punës së prokurorive, avancime të bazuara në transparencë, llogaridhënie dhe standarde ligjore, si dhe forcim të mekanizmave të raportimit tremujor nga kryeprokurorët.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet publikimit të raporteve periodike mbi punën e prokurorëve, hartimit të analizave për rritjen e performancës së sistemit dhe rekrutimit të stafit dhe prokurorëve sipas ndryshimeve të rregulloreve.
Vuniqi ka theksuar gjithashtu rëndësinë e planifikimit të duhur të resurseve njerëzore dhe bashkëpunimit ndër-institucional me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për një funksionim efikas dhe transparent të sistemit prokurorial.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,