Dr. Gordan Lauc – Ekspert i Epidemiologjisë – Zagreb
Postimi në faqen e tij në Facebook: 10 gusht 2022.
Vegëza e postimit: https://www.facebook.com/gordan.lauc/posts/pfbid0fp2wGCSHSksT7rW4RqFkSWTFLQk1LySQwWBDC9AMU49GoHcUiwAhpqW6QHkuEz9Vl
Autoritetet zyrtare të Danimarkës vendosën të ndalojnë vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm kundër Covid19, dhe ata pranuan se kishin gabuar kur e rekomanduan vaksinimin e fëmijëve. (https://www.sst.dk/da/corona/vaccination).
Nëse lobistët e mafies pandemike nuk do të kishin investuar miliarda para në lobim/korrupsion, asnjë vend/shtet nuk do të kishte kushtëzuar/detyruar vaksinimin e fëmijëve kundër sëmundjeve prej të cilave ata nuk janë në rrezik të konsiderueshëm. Sidomos jo me një vaksinë që bazohet në një teknologji krejtësisht të re, dhe pasojat e së cilës ne ende nuk i dimë.
Pavarësisht censurës dhe autocensurës së madhe, po bëhen gjithnjë e më shumë studime shkencore që tregojnë se pasojat nga vaksinimi nuk janë aspak të padëmshme. Për shembull, kjo analizë e publikuar së fundmi nga Tajlanda tregoi një nivel të komplikimeve kardiovaskulare që është shqetësuese.
Disa njerëz do të thonë se këto janë komplikime relativisht të lehta, por me të vërtetë nuk e kuptoj pse dikush do ta ekspozonte fëmijën e tij/saj ndaj një rreziku krejtësisht të panevojshëm të komplikimeve kardiovaskulare.
Danimarka ka vendosur që ta ndalojë, dhe do ta lejojë vetëm me rekomandim të veçantë të mjekut.
Shpresoj që edhe vendet e tjera së shpejti të marrin vendime të ngjashme dhe se ne nuk do ta rrezikojmë shëndetin e fëmijëve tanë për shkak të lakmisë së industrisë së pandemisë, dhe shkencëtarëve, ekspertëve dhe politikanëve të korruptuar…
Vegëza e punimit shkencor: “Efektet kardiovaskulare të vaksinës BNT162b2 mRNA COVID-19 tek adoleshentët”: https://www.preprints.org/manuscript/202208.0151/v1?fbclid=IwAR2Y608Rnucnz16yQLE5h8eu7HfCw7-QeM0mOWhXSIEAYxI6igBep4cYsfU