Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), kanë hetuar procesin e tenderit për furnizim me uniforma të policisë.
Siç njofton policia, transmeton Gazeta , pas tenderit të hapur nga policia për furnizim me uniforma të policisë, ku kishin aplikuar disa operator ekonomik. Hetuesit policorë nga DHKEK-u, nën dyshim për përfshirje në veprën penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’, kanë filluar hetimin që ka zgjatur afro dy muaj.
“Bazuar në hetimet e kryera, gjegjësisht në të gjeturat gjatë hetimit, ka ardhur deri te dyshimi se tre operator ekonomik kanë kryer veprën e lartcekur. Rasti karshi veprës penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ është iniciuar, janë siguruar dëshmi që së bashku me kallëzimin penal do të dërgohen në prokurori”, thuhet në njoftim./Botapress.info/