Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti. Lajmi është konfirmuar nga Policia, ndërsa akoma nuk dihen rrethanat e ngjarjes. raporton Gazeta Sinjali.
Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, të cilët e kanë rrethuar me shirita lokacionin ku ka ndodhur rasti.
Viktima raportohet të jetë një vajzë rreth moshës 26-vjeçare.
Aktualisht nuk dihet nëse rënia e vajzës nga ndërtesa ka qenë aksidentale, apo e qëllimshme.
Tashmë në media janë publikuar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.
Ndërkaq, organet kompetente kanë nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e detajeve të këtij rasti.



Të tjera
Lajme
Ky është 31 vjeçari që vdiq pasi ra nga një objekt në ndërtim
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot
Aktuale
Vdes personi që ra nga objekti në ndërtim në Vushtrri
Ka vdekur personi që ra nga
Aktuale
Një person bie nga një objekt që ishte në ndërtim në Vushtrri
Një burrë ka rënë sot nga