Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, pasi kishte kanosur një zyrtar policor.
Sipas Policisë, zyrtari policor ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.
Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes gjatë arrestimit të Fazliut.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.Ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”.Lajmin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Prizrenit.
“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Zyrtarët policorë po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) së bashku me inspektorët e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti Covid19. I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit inicohet rasti për “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari të ndalet në Qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti eshte nën hetime”, ka thënë Osmanollaj.