Imazhet satelitore tregojnë zhvendosjen e makinerisë ushtarake në Bjellorusi.
Guardian raporton se një makineri prej 100 mjetesh ushtarake dhe dhjetëra trupa janë vendosur në pjesën jugore të Bjellorusisë, afër kufirit me Ukrainën.
Imazhet u publikuan nga një kompani private amerikane, satelitët e së cilës mbikëqyren qe një kohë lëvizjen e trupave ruse rreth kufirit me Ukrainën.
Imazhet nuk kanë mundur të verifikohen siç thotë Reuters, megjithëkëtë, ato janë shpërndarë nga një numër i madh gazetarësh në Ukrainë. /Guardian/