Cramon godet fortë me këtë deklaratë për Kosovën dhe liberalizimin e vizave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se kosovarët e meritojnë liberalizimin e vizave për një kohë të gjatë.

Me anë të një shkrimi në në Twitter, ka deklaruar se është bindur se Bashkimi Evropian do të bëjë një zgjidhje për vizat.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave që një kohë të gjatë. Ne jemi të bindur se negociatat ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian do të jenë të shpejta dhe do të çojnë në miratim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Von Cramon.

Ndryshe, dje ambasadorët e Bashkimit Europian e kanë votuar propozimin për liberalizimin e vizave për kosovarët.

ngjashme