Ditët e fundit janë rritur shifrat e të prekurve me Covid-19 në Shqipëri.Sot ka humbur jetën nga Coronavirusi një gjyqtar i Gjykatës së Korçës.
Maksim Qirjazi ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare në kryeqytet ku ndodhej i intubuar prej 10 ditësh. Ai ishte dërguar në Tiranë për shkak të gjendjes së renduar shëndetësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.