• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

CNN raporton për medaljen që Kosova do t’ia ndajë të birit të ndjerë të presidentit Biden

nga Bota Press
31 Korrik, 2021
në Ekskluzive
ShareShareShare

Televizioni i njohur amerikan, CNN, ka raportuar për medaljen që do ta pranojë nga Kosova Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, në emër të të birit të ndjerë, Beau Biden.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të televizionit CNN, të përkthyer në gjuhën shqipe

CNN

Presidenti Joe Biden të dielën do të pranojë një medalje nga presidentja e Kosovës në emër të të birit, Beau Biden, për punën e tij për ta ndihmuar fuqizimin e sistemit të drejtësisë së vendit të goditur nga lufta, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Mesazhi i Bidenit, i incizuar paraprakisht dhe i cili u nda me televizionin CNN, do të transmetohet gjatë një ceremonie në Kosovë për ta pranuar zyrtarisht medaljen presidenciale post mortem në emër të të birit të tij, i cili vdiq në vitin 2015 nga kanceri në tru. Medalja do të jepet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Bideni thotë në video se medalja është një nder i madh dhe se i biri i tij kishte rënë në dashuri me vendin (Kosovën), kur kishte kaluar tri vjet atje. Beau Biden ka punuar në Kosovë pas luftës së viteve 1998 e 1999 me forcat ushtarake dhe me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për ta ndihmuar trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve.

Bideni tha se fëmijët e të birit Beau, Natalie dhe Hunger, ishin aty përderisa e incizonte adresimin e tij për pranimin e medaljes.

Bideni e vizitoi Kosovën në vitin 2016 si nënpresident, kur ky shtet e emërtoi një rrugë me emrin e e Beau Bidenit. Rruga nuk është larg bazës ushtarake amerikane atje. Presidenti tha në mesazh se kjo përvojë ishte thellësisht prekëse për tërë familjen e tij dhe se ata janë mirënjohës përgjithmonë.

“Edhe atëherë, Beau mund të shihte që e ardhmja ishte e mundshme për vendin tuaj krenar. E ardhmja e Kosovës është mohuar për një kohë aq të gjatë. Prandaj, ai ishte aq i përkushtuar për të punuar me popullin e Kosovës për t’u siguruar që krimet e luftës të hetoheshin plotësisht dhe të ndiqeshin penalisht në mënyrë profesionale, për ta ndihmuar Kosovën në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të drejtë, të aftë për të sjellë drejtësi dhe pajtim për vendin”, tha Bideni në videon rreth 5-minutëshe.

Presidenti e ritheksoi bashkëpunimin e ShBA-së me këtë vend de tha se më shumë punë mbetet për t’u bërë për ta luftuar korrupsionin, për t’i mbrojtur të drejtat e pakicave etnike e fetare, për të ndërtuar raporte pozitive me vendet fqinje dhe për ta fuqizuar zhvillimin ekonomik.

Presidenti tha se është i lumtur që Shtetet e Bashkuara patën mundësi të ndajnë vaksina për Covid-19 për Kosovën. Ai tha se këto doza do të arrijnë brenda javësh.

Ogranizimi i së dielës do të zhvillohet në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku takohet legjislatura e Kosovës, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë. Sipas këtij zyrtari, medaljen do ta pranojë ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. Një muzikant vendës, Shpat Deda, do t’i performojë këngët e bendit të parapëlqyer të Beau-s, Coldplay.

Tags: BidenCNNVjosa Osmani

Të ngjashme

Ekskluzive

Fjalor banal e ofendues i asistentes së stomatologjisë Arbana Xhekaj ndaj sindikalistit Enlirat Duraku

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Ekskluzive

SHBA shkatërron rrjetin e hakerave që grabiti më shumë se 100 milionë dollarë

nga Bota Press
28 Janar, 2023
Ekskluzive

Këshilli i BE-së vazhdon për gjashtë muaj serinë e sanksioneve ndaj Rusisë

nga Bota Press
28 Janar, 2023
Ekskluzive

Ky është i dyshuari për ngacmimin dhe kanosjen e deputetes Duda Balje

nga Bota Press
27 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • E dhimbshme: Një 23-vjeçare kosovare humb jetën në një aksident trafiku në Nju Jork
  • Fjalor banal e ofendues i asistentes së stomatologjisë Arbana Xhekaj ndaj sindikalistit Enlirat Duraku
  • Dafina për Julianën: Është nga Drenica dhe thotë ‘akoma’ (VIDEO)
  • Deputetja e LDK-së i reagon ministrit Murati: Je injorant, nuk ke idenë çfarë bën ministria juaj
  • “Pajtohen” Olta me Efitn- Luizi: U zhgënjeva, si ka mundësi që Efi ma bëri këtë punë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.