Guendalina Rodríguez, aktorja ish-pjesëmarrëse e reality-show brazilian “A Fazenda”, u vetëshpall si “dashnore” e lojtarit të PSG, Mauro Icardi. Guendalina tregoi se si lindi kontakti i saj i parë me Mauro më 2019, si ishte kontakti i saj me Wanda Nara, si është futbollisti në privatësi dhe përmbajtjen e bisedës së fundit që shkëmbeu me të, të mërkurën e kaluar.
“Ai më shkroi përmes një agjenti në vitin 2019, duke më pyetur nëse isha në dispozicion për darkë”, – zbulon Guendalina. – Fillimi i kontaktit ishte përmes një portofoli eskortash, nga i cilin Mauro më zgjodhi mua”.
Kur u takuan dy vite më parë, për herë të parë në Milano, Guendalina thotë se nuk e dinte se kush ishte ai. “Në atë kohë, – siguron ajo, – futbollisti i ka kërkuar sekret të plotë për takimin.
Megjithatë, teksa po darkonim në Bvlgari, paparacët na kapën. Në darkën e parë më ndodhi që e takova, por duke qenë se nuk jam fare tifoze futbolli, nuk e dija se kush ishte. Në fakt e pyeta pse më kishte kontaktuar përmes një agjenti privat.
Nëse do të kisha shpikur gjithçka, siç mendojnë shumë njerëz në këtë moment, pas dy vitesh do të kisha marrë një paralajmërim, një padi apo një ankesë, por asgjë e tillë nuk ndodhi, – shton Guendolina, e cila nuk heziton të tregojë detaje nga takimet e saj private me Mauron, edhe pse sqaron: Dua të them të vërtetën, synimi im nuk është t’i prish jetën askujt”.
“Mauro besonte se unë isha femër. Kur e mori vesh, tha se i pëlqente perversiteti dhe donte anën time B, guxoj të them.
Pas darkës shkuam në një vend të rëndësishëm privat, por ishte e qartë që në fillim se më kishte ngatërruar me një femër”.
Kur vjen puna për të kujtuar se si ishin takimet e tyre të zjarrta, ajo nuk ngurron të përgjigjet se burri i Wandës e tërhoqi atë: “Më pëlqeu, në shtrat ishte i mirë. Futbollisti ishte shumë mendjehapur”.
Nga ana e saj, gruaja e ish-kapitenit të Interit i ka kthyer këtë përgjigje me fjalë mjaft të rënda:”Ti ku*vë e ndyrë dëshiron të jesh grua, por nuk do të bëhesh kurrë. Nëse dëshiron do të të mësoj se si të krijosh portretin e një kurve fotografike më të mirë.
Kërko famë diku tjetër (…), Mauro as nuk di për ekzistencën tuaj, shko laje *** nëse e ke keqpërdorur dhe pastaj përpiqu të prishësh një familje. Ku*vë me profesion të lirë, njësoj si China Suarez. Ndoshta jeni motra, kam akoma dyshimin e neveritshëm!”