“Çmendet” moti, stuhia godet Tiranën. Ja çfarë po ndodh(Video)

Reshje të dendura kanë përfshirë Tiranën minutat e fundit, ashtu siç ishte parashikuar më herët nga sinoptikanët. Mesditën e kësaj të premte stuhia ka goditur kryeqytetin. Reshje të shumta shiu dhe breshëri kanë përfshirë kryeqytetin.

Sipas sinoptikanëve këto reshje pritet të pakësohen gjatë orëve në vijim duke i lënë përsëri vend ditës së nesërme motit me diell dhe temperaturave verore.

Sipas MeteoAlb, pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

V I D E O

ngjashme