Ish-presidentët amerikanë, Bill Clinton dhe Barack Obama, të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe Michelle Obama, gjenden në Katedralen Nacionale të Washingtonit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-sekretares Madeleine Albright.
Pas pak pritet të nisë ceremonia e varrimit të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, shkruan Gazeta Botapress.info
Të ftuarit në ceremoni kanë zënë vendet e tyre, e aty nuk mungojnë miqtë e ish-bashkëpunëtorët e saj të afërt. Në Katedrale, pranë njërit-tjetrit janë ulur dy presidentët dhe bashëkshortet e tyre, të cilët kanë miqësi mes vete.
Presidenti Clinton e kishte mike dhe bashëpunëtore të tij të afërt Albrightin, të cilën e kishte emëruar Sekretare të Shtetit, në vitin 1996.
Albright ishte e afërt edhe me Presidentin Obama dhe ish-sekretaren Clinton dhe është parë në tubimet e tyre elektorale. /Botapress.info/