Policia në raportin 24 orësh ka raportuar edhe për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
“VRASJE E RËNDË & PJESMARRJA NË RRAHJE- Gjilan / 10.08.2025 – 12:30. Pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa të plagosur janë hasur edhe tre persona të tjerë meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë pasi janë dërguar në emergjencën e spitalit në Gjilan. I plagosuri i tretë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse në spitalin e Gjilanit është duke marr tretman mjekësor edhe një mashkull kosovar i lënduar nga mjetet e forta. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore dhe ekipit mjekësor ka dalë edhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse në kërkim policor gjenden edhe tre të dyshuar. Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion.”
Tashmë tre të dyshuarit janë në kërkim policor. Bëhet fjalë për Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e