Ngjarjet e paralajmëruara për sot:
- 09:45– Oda e Mjekëve të Kosovës shënon 10-vjetorin e themelimit të saj. (Klan Arena, Prishtinë)
- 10:30– Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri për Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi, mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
- 11:00– Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
- 11:00– Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje mban mbledhen konstituive. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
- 11:00– Autobusi i ngjyrosur rozë fillon qarkullimin, duke ofruar shërbimin e mamografisë falas. (Pritorja te New Born, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
- 12:00– SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë nënshkruajnë marrëveshje për donacion në vlerë prej eurove 50 000 euro nga kompania “Alexander Chapman Recruitment”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë – Velani, Prishtinë)
- 18:00– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) prezantojnë procesin përgatitor të deritanishëm dhe hapat e mëtejmë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. (Qendra për Praktikë Narrative, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.