– Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin plotësues të komisioneve të përhershme, për Projektligjin nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
– Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Fondit për Sigurime Shëndetësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
– Me rastin e shënimit të ditës memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës organizohet ceremoni memoriale në të cilën do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, korri diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të policëve/heronjve të rënë në kryerje të detyrës. (Drejtoria e Përgjithshme e PK-së, 11:00)
– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15 – Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
– Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verërat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
– Përurohet Instalacioni Artistik unik, në lumin Ibër, pranë Urës Kryesore të punuar nga autorja Stanislava Pinchuk, dhe kuruar nga Petrit Abazi, në kuadër të Manifestës 14. (Lumi Ibër, pranë Urës Kryesore në Mitro