Menagjmenti i RTK-së duket se nuk ka të ndalur me veprime të paligjshme për cka po gjobitet nga Inspektorati i punës. Kështu vetëm për 7 muaj janë shqiptuar 5 gjoba në vlerë prej 11 mijë eurove
Gjobat përfshijnë këto aktivitete të paligjshme të RTK-së;
3000 euro- degradim i paligjshëm- Nr. 01/08-03/2023A
1500 euro- konkurs i paligjshëm-Nr.01/56-169/2023-GJ
1500 euro- konkurs i paligjshëm-Nr-01/56-168/2023-GJ
1000 euro- konkurs i paligjshëm-01 Nr.25-147/2023
1000 euro- konkurs i paligjshëm- 01Nr.25-148/2023
3000 euro- shkëputje e paligjshme e kontratës- Nr.01/56-62/23-GJ
Deri me tani askush nga vendimarrësit e RTK-së nuk ka dhënë përgjegjësi, njofton Sindikate e RTK-së.