Botapress 19 Gusht – Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë shënuar 2.236 raste pozitive me virusin Covid-19. Gjatë kësaj periudhe nga koronavirusi kanë vdekur tetë persona.
Ky njoftim si duket nuk është alarmues për Qeverinë Kurti dhe për ministrin Arben Vitija. Ata që deri dje u krenuan se e manxhuan shumë mirë situatën me Covid 19 sot ose janë larg medieve ose marrin pjesë në dasma e ahenxhe si puna e ministrit Arben Vitija.
Rritja e numrit të infektimeve duket se e ka gjetur të papërgatitur Qeverinë Kurti ndërka ministrin e Shëndetësisë Arben Vitija të nxënë me pjesëmarrja në dasma duke vallëzuar me mindil. Jo pa arsye edhe mori nofkën “Mindili” shkruan Botapress.