Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Botapress.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 100 raste të reja të infektuara me këtë virus, nga testimi i 3 mijë e 788 mostrave. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. 3 persona janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Kujtojmë që numri i të infektuarve me COVID-19 po shkon duke u rritur ditëve të fundit./Botapress/