Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mënyrë të habitshme doli në foltore të Kuvendit të Kosovës dhe foli me zë të lartë duke sulmuar ashpër disa deputetë opozitarë.
Çështja kishte të bënte me ligjin për çmimin e barnave.
“Pse nuk është bërë më herët Ligji për çmimin e barnave? Asnjë ligj gjatë gjithë qeverisë së PAN-it nuk është procedu. Me udhëzim administrativ nuk zgjidhet kjo çështje. Zgjidhet vetëm me ligj. Duhet t’i pysni për këtë çështje ministrat që i keni pasur.” – u shpreh z. Arben Vitia me bërtimë nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.
Prokuroria nis hetimet për vdekjen e foshnjës në Spitalin e Pejës
“Deputetë të nderuar, pres nga ju që secili nga ju, që ta miratojmë sepse kjo kursen dhjetëra mijëra euro të parave nga xhepat e qytetarëve…” – vazhdoi tutje ministri Vitia.
Ai përmendi edhe një kritikë nga ana e një deputeti opozitar për çështjen e OBSh-së. Po me zë të lartë, ai tha:
“Si mundet një ligjbërës të kërkojë nga ministri i Shëndetësisë që ta shkelë ligjin? Deputet, nuk e shkeli. A e dini pse? Ka kaluar koha kur deputetët vijnë e bëjnë presion në Ministri të Shëndetësisë për t’u shkelur ligjin.”
Ndërkohë, ai foli edhe për Ligjin e Pagave.
“Pyetni mjekët sa janë të kënaqur me Ligjin e Pagave. Pyetni mjekët. Se mu mjekët po më shkrujnë ndryshe. Dhe pyetni rajonin se si janë të rregulluar… edhe pastaj vijmë e diskutojmë.”
Arben Vitia është shquar për qetësinë e tij në komunikim deri tash. Vlen të thuhet se z. Bekim Haxhiu – deputet nga PDK-ja – i përmendi Vitisë dyshimet për një keqpërdorim 12 milionësh.
Vitia e pranoi se pati ton “emocional” para deputetit të PDK-së, z. Mërgim Lushtaku.