• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Çka ndodhë nëse nuk bëhet nënshkrimi i zbatimit të propozimit evropian?

nga Bota Press
18 Mars, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

 

E shtuna e 18 marsit pritet të sjellë takimin e radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Takimi do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut në pritjen e ndërmjetësuar nga emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Takimi pritet të përafrojë qëndrimet e palëve sa i përket planit të propozuar nga BE, i njohur ndryshe në publik si “plani franko-gjerman”.

Por çka pritet të ndodhë nëse Kosova dhe Serbia nuk e nënshkruajnë aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Njohësit e proceseve politike thonë se të dy shtetet nuk do të mund të bëjnë asnjë hap përpara në këtë drejtim. Kështu po deklarohen në një prooncim për REL-in analistët, Agon Maliqi dhe Aleksandar Popov.

Sipas tyre, nëse nuk ka nënshkrim, nuk ka as zbatim.

“Më shumë e shoh si përpjekje që t’i shmanget çfarëdolloj situate që takimin e së shtunës do ta paraqiste si dështim. Kjo është më shumë për t’i dhënë hapësirë çfarëdolloj shqetësimi… dhe këtu duket se hezitimi më i madh është te Serbia”, thotë Agon Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Por, pavarësisht kësaj, ata nuk presin që një dokument i tillë të nënshkruhet më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ai [Vuçiq] do të gjendej në telashe të mëdha në qoftë se të shtunën do të nënshkruante çfarëdo qoftë, sepse është e dukshme që ky plan, në qoftë se lexohet mirë – dhe atë po e lexojnë të dyja palët – në njëfarë mënyre çon në pranimin implicit të Kosovës si entitet i pavarur. Mendoj se edhe amerikanët, por edhe evropianët e kanë kuptuar se, në qoftë se do të ushtronin presion të ashpër që të ketë nënshkrim të shtunën, atëherë, në një kohë të afërt, do të mbeteshin pa bashkëbisedues apo pa partner në Beograd”, thotë Aleksandar Popov për Radion Evropa e Lirë.

Të ngjashme

Kosovar Prime Minister Albin Kurti and European Union foreign policy chief Josep Borell (not pictured) meet in Brussels, Belgium February 27, 2023. REUTERS/Johanna Geron
Aktuale

Kurti: Ka Asociacion, Kosova dhe Serbia kanë pranuar t’i zbatojnë marrëveshjet e kaluara

nga Bota Press
22 Mars, 2023
Aktuale

Konjufca bënë deklaratën e papritur: Vendi mund të shkoj në zgjedhje

nga Bota Press
22 Mars, 2023
Aktuale

Kurti: Për dallim prej para 8 e 10 viteve, tani Serbia refuzon të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën

nga Bota Press
22 Mars, 2023
Aktuale

Aksion i madh policor në Pejë arrestohen disa persona

nga Bota Press
22 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Kimete Berisha: Albin Zadrugari!
  • Olluri ironizon me Kurtin dhe Berishajn: Për këto dy vite, këta dy burra dhanë më të mirën e tyre
  • Kurti: Ka Asociacion, Kosova dhe Serbia kanë pranuar t’i zbatojnë marrëveshjet e kaluara
  • Politikanët urojnë besimtarët për muajin e Ramazanit
  • KEDS njofton se ku do të ketë ndërprerje të energjisë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.