Çka janë targat KM, për të cilat po rrezikohet stabiliteti në Veri

Targat me mbishkrimin “KM” (Kosovska Mitrovica) për të cilat po qortohen serbët në Veri vijnë nga Beogradi. Serbia i lëshon ato duke pretenduar Mitrovicën si pjesë territorial të saj.

Sistemi i targave në Serbi është bazuar në qytetet dhe meqë ata e konsiderojnë Mitrovicën pjesë administrative të tyren, atëherë vazhdojnë të lëshojnë tabela me “KM”.

LEXO EDHE KETE

Sondazhi i ri: Rritet ndjeshëm LDK-ja, bie LVV-ja

Përpos targave KM janë edhe targat ilegale ‘PR’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ apo ’ĐA’.

Kosova këto targa po i konsideron si ilegale.

Këto targa po rrezikojnë stabilitetin në Veri të Mitrovicës.

Qeveria e Kosovës ka bërë publike një plan i cili ka hyrë në fuqi të martën.

Plani i Qeverisë së Kosovës për makinat me targa serbe që qarkullojnë brenda shtetit parasheh ndahet në tri faza.

Me 1 nëntor zyrtarisht hyn në fuqi faza e parë. Masa qortuese për targat ilegale për ata që refuzojnë t’i konvertojnë ato në ‘RKS’.

 

Si është situata në pikat kufitare?

Sot ka hyrë zyrtarisht në fuqi, masa qortuese për targat ilegale, vendim ky i Qeverisë së Kosovës për ata që refuzojnë t’i konvertojnë ato në ‘RKS’.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë përgatitjet e duhura që nga ora 00:00 e datës 1 nëntor të fillojë me zbatimin e qytetarëve që kanë makinat targa ilegale.

Deri më tani nuk dihet sa është numri i qytetarëve që janë marrë masa.

Ndërkohë në mëngjes në Mitrovicën e Veriut pranë urës së Ibrit vetura KM ka pasur në numër të lartë, por që nuk janë parë policë që të marrin masa.

Çfarë parasheh plani i Qeverisë?

Plani i Qeverisë së Kosovës është bërë i ditur më 28 tetor. Faza e parë është qortimi për makinat që kanë targat KM e jo RKS.

Pas qortimit, faza e dytë e planit për targa parasheh gjobë prej 150 eurosh për pronarët e makinave me targa të tilla, duke nisur nga 21 nëntori deri më 21 janar.

Sipas vendimit qeveritar, më vonë do të përdoren targat provuese, dhe pas 21 prillit, në Kosovë nuk do të mund të qarkullojnë makinat me këto targa.

Ministria e Punëve të Brendshme i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se të gjithë pronarët e makinave me targa serbe, do të mund të përfitojnë nga lehtësirat e riregjistrimit të makinës me targa RKS – Republika e Kosovës – deri më 30 mars.

Pas kësaj date, riregjistrimi është i mundshëm deri më 21 prill, por pa ofruar lehtësira./Botapress.info/

ngjashme