Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti ka biseduar në telefon me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Temë ka qenë mbajtja e referendumit të Serbisë, teksa Kurti ia ka përsëritur atij qëndrimin e Prishtinës. Kurti i ka thënë Borrellit se, serbët me dyshtetësi mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.
“Në telefon me Borrell, ripërsërita qëndrimin tonë se serbët e Kosovës me dyshtetësi mund të votojnë në referendum me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Mbajtja e referendumit të një shteti tjetër në territorin e një shteti sovran nuk është praktikë e pranueshme nga ndonjë vend demokratike”, ka shkruar Kurti në Twitter./Botapress.info/