“Se ti mundësh, por pastaj edhe nuk mundësh” !
Konteksti i luftës në Europë, saktësisht i pushtimit rus të Ukrainës dhe rreziku i ekspansiont tutje, ka “shtrënguar” perëndimin ; Europën, SHBA-të, dhe përtej tyre, të “harroj” parimet përballë rreziqëve serioze që i kanosën Europes dhe jo vetëm, duke favorizuar gjeopolitikën në vend të parimeve, dhe duke i përshtatur të pares gjeostratëgjinë, të cilën për fat të keq, nuk ditën ose nuk deshtën t’a kuptojnë pushteti ynë aktual në krye me Kryemnistrin Kurti !
Kurti përgjegjës !
Çeshtja nuk është se a duhet a s’duhet të bëhët Asociacioni, por pse u degradua procesi i Dialogut për marrëveshje finale në marrëveshje bazë, pra nga marrëveshja për njohje në marrëveshje normalizimi, këtu fshihet djalli.
Pse u “avullua” njohja reciproke ?
Nuk ditëm, nuk n’a kuptuan, apo nuk deshëm, kjo është dilema !
Kësaj të fundit, pushteti aktual i Kurtit i sherbeu me zell deri n’devotshmëri, madje më s’kam asnjë dilemë se e gjithë kjo kishte një axhendë, kishte palë dhe skenar të rafinuar n’Prishtinë & n’Beograd, pra në pushtetin tonë aktual dhe në rexhimin e Vuqiqit..!
Kryemnistri Kurti u kujdes që t’mbajë të tensionuara raportet me BE & SHBA, duke tensionuar gjendjën në veri të Kosovës përkundër kerkesës eksplicite të partnerërve tanë strategjik që t’a le me një anë, dhe t’shmangë “lojen” e Serbisë e cila të vetmën levë me të cilën zbrapste presionin e perëndimit për ndryshim radikal të kursit ndaj Rusisë, kishte riciklimin e krizës dhe tensioneve n’veri, gjë që i’a doli në mënyrë përfekte, por me ndihmën e Kurtit-Kryemnistër, dhe në dëm të Kosovës.
Skandalin e përmasave nderkombëtare të “ambasadorit” të Republikës së Kosovës në Kroaci, z.Martin Berishaj dhe mos reflektimi i Qeverisë Kurti dhe i Presidentes Osmani në lidhje me përgjegjësitë kushtetuese për shkarkimin dhe dorëzimin para Drejtësisë, kur i gjithë skandali lidhet me Serbinë dhe GEN-in serb, si dhe ;
Amnestimi dhe rehabilitimi i kriminelit serb,i ish komandantit të “Rojave të Urës”, i dënuar për krimet monstruoze kundër shqiptarëve, krimineli, Oliver Ivanoviq dhe glorifikimi i veprimtarisë së tij krimnale nga ana e Kryemnistrit të Kosovës, z.Albin Kurti, me bënë të forcoj bindjën, se ky i fundit i sherben të njëjtës kauzë, asaj serbe për dëmtimin e intersave nacionale të Kosovës dhe në dobi të fqinjit tonë verior, Serbisë armike.
Çfarë n’a pret n’ditët dhe n’javet n’vijim !
Pas një procesi hermetik të Kryemnistrit Kurti në Dialog, pra të një jo-transparence dhe konstruktiviteti me opozitën, mediat, shoqërinë civile dhe qytetarët, tani me jemi përballë një konteksti dhe momentumi në të cilin, favorizohet Serbia e ndeshkohët Kosova, n’a pelqeu ose jo, kjo është e verteta.
Kosova nuk duhet dhe nuk guxon t’i thot jo planit të SHBA & BE që në këtë fazë (me fajin tonë dhe të askujt tjetër), nuk do të kemi marrëveshje për njohje, por marrëveshje për normalizim, ngase status-quoja vlerësohet si rrezik potencial dhe permanent i një krize të re në Ballkanin perëndimor, dhe e cila implikon partnerët tanë strategjik dhe ndihmon Rusinë fashiste të Putinit të luaj në kartën e përqarjes dhe diversionit në perëndim, shkak ky që do amortizonte përpjekjet e aleatëve perëndimor që t’i dalin në ndihmë Ukrainës në këto kohë të rënda dhe të veshtira.
Kosova nuk duhet dhe s’guxon të dal si palë destruktive e Dialogut për normalizim, ngase alternativa tjetër, jo vetëm se nuk është ma e mirë dhe ma e favorshme, por do të ishte fatale për pavarësinë dhe shtetësinë e brishtë të Republikës së Kosovës, e cila dhe ashtu nuk do ishte këtu pa ndihmën dhe mbështetjën e aleatëve tanë strategjik, europerëndimor dhe transatlantik !
Çfarë t’bëjmë tani ?
Të nisim menjëherë draftimin e projekt-statutit të Asociacionit, konformë marrëveshjes së parë të 19 prillit 2013 dhe të ratifikuar në qershorin e po të njëjtit vit, si dhe duke pasur për bazë, aktgjykimin dhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe marrëveshjen e nënshkruar nga ana e Mustafes-Mogherinit-Vuqiqit, sipas së ciles, drafti i Statutit të Asociacionit duhet t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykates Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
E gjithë kjo, duhet të inkorporoj përvojën dhe ekspertizën vendore, si dhe atë superiore, por edhe t’pakursyer të amerikanëve në nxjerrjën dhe hartimin e një dokumenti ligjor (statut), i cili respekton ligjet pozitive dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Shmang’ja e Qeverisë dhe e Kryemnistrit të Kosovës nga ky projekt, nuk eviton dot themelimin e Asociacionit, por rrezikon që i njëjti të jetë ma shumë i dëmshëm për funksionalitetin e shtetit të Kosovës në gjithë teritorin unik të Republikës së Kosovës, dhe pesha e fajit do biente mbi Kryemnistrin dhe Qeverinë e vendit.
Kurti kishte shansin e kundërshtimit të Asociacionit si Kryemnistër dhe lider i shumicës parlamentare, pra duke abroguar në Parlament Marrëveshjen e ratifikuar të 2013-së, por nuk e bëri, për arsyet të cilat vetëm ai i di, por të cilat tanimë janë të parëndësishme.