Zyrtarja e lartë e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas fushatës linçuese që është bërë ndaj saj në një postim të fundit në rrjetin social “facebook”.
Ajo ka thënë se një fushatë te tillë e ndyrë po bëhet me profile të rreme dhe me origjinale.
“Kjo lloj gjuhe, e instaluar nga LVV në diskursin tonë publik, duhet jo vetëm të dënohet politikisht, por të denoncohet shoqërisht”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Fushatë e ndyrë, linçuese, me profile të rreme e të vërteta.
Sharje, shpifje, gënjeshtra pa kufi.
Kjo lloj gjuhe, e instaluar nga LVV në diskursin tonë publik, duhet jo vetëm të dënohet politikisht, por të denoncohet shoqërisht.
Nuk shqetësohem për vete. Siç thotë populli, më është trashë lëkura.
Por kam frikë se kjo klimë helmuese, që politikën e ka kthyer në moçal shpifjesh, fyerjesh e linçimesh, po i dekurajon vajzat dhe djemtë e rinj të angazhohen në jetën publike.
E kjo është pasoja më e rëndë. Sepse një shoqëri që ua vështërson përfshirjen njerëzve të mirë, ua hap rrugën më të këqijve.
Andaj, sa nuk është bërë tepër vonë, duhet reagim institucional, shoqëror e qytetar.
Mjaft është mjaft.
P.S këto foto janë vetëm për
ilustrim



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar