Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo parti do të marrë vendim të hënën nëse do t’ia votojë Lëvizjes Vetëvendosje kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Çitaku tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pozitën e kryetarit të kuvendit është i qartë, se ai i takon grupit më të madh parlamentar, në këtë rast grupit të VV-së.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pozitën e kryeparlamentarit është i qartë, ai i takon grupit më të madh parlamentar. PDK-ja në të kaluarën nuk e ka votuar kandidatin e VV-së por as s’e ka bllokuar seancën”.
“Vendimin për këtë çështje do ta marrim të hënën. Përtej numrave, përtej votimeve për një pozitë, PDK-ja insiston që debati te kthehet te çështjet e rëndësishme”, tha Çitaku në Klan Kosova.
Tutje, ajo foli edhe situatën brenda partisë, ku tha se PDK-ja është më e bashkuar dhe më e unifikuar se kurrë.
“PDK-ja është më e bashkuar se kurrë, më e unifikuar se asnjëherë më parë dhe nuk kam asnjë fije dyshimi në besnikërinë që deputetët e PDK-së kanë karshi programit, projektit dhe siglës nën të cilën kanë garuar në zgjedhje”, tha ajo.



Të tjera
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral
Lajme
3 milionë euro për mërgatën, Gërvalla: Masë e shprehjes së respektit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika
Aktuale
Lutfi Haziri “kthehet në temë”: Abdixhiku i pari për postin e Presidentit, pastaj më konsensuali në parti jam unë
Lidhja Demokratike e Kosovës mund të