Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar nënkryetarin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, lidhur me qëndrimet e tij gjatë intervistës së mbrëmshme në T7.
Në një postim në rrjetet sociale, Çitaku shkruan se Konjufca “paska folur sikur ta kishte dorëzuar librezën e Vetëvendosjes në hyrje të ‘Pressing’-ut”.
Ajo vë në dukje kontradiktën mes thirrjeve publike për unitet dhe realitetit të veprimeve të tij.
Në njërën anë dalin me thirrje patetike ‘Mos lësho pe’. Ndërsa, në anën tjetër, Konjufca vetë paska lëshuar pe në gjithçka”, ka shkruar Çitaku.
Çitaku akuzon Konjufcën se ka hequr dorë nga identiteti dhe politika e Vetëvendosjes.
“Madje, e paska lëshuar edhe Vetëvendosjen, gjuhën e saj, arrogancën e saj, dështimet e saj. Pesë vjet në pushtet i paska shndërruar në amnezi politike”, u shpreh ajo.
Ajo gjithashtu sugjeron një qasje më reflektuese për të ardhmen.
“Një këshillë miqësore: në vend të një narrative të re në funksion të zgjedhjeve, filloni duke marrë përgjegjësi për përçarjet dhe linçimet që keni ushqyer”, shkruan Çitaku.



Të tjera
Lajme Opinione
Harry Bajraktari: Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë investimet amerikane në trojet shqiptare
Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë
Showbiz
Alba lajmërohet nga Indonezia, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje provokuese
Alba Vukaj është një ndër femrat
Showbiz
Londrimi publikon këngën “My Baby”, në klip Dolce me skena “hot”
Fituesi i edicionit të katërt të