Pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, në të cilën akuzoi partitë opozitare për sjellje joshtetërore dhe anti-institucionaliste, si dhe për mosnjohje të rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit, ka reaguar nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku.
Çitaku tha se vetë Kurti është ai që s’e njeh këtë rezultat zgjedhor, duke e theksuar se “51% nuk janë 100%”.
“Nëse ka një njeri që nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, ai je ti. Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin”.
Ajo përmendi votimin e zgjatjeve buxhetore e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e opozitës dhe tha se Kurti nuk e njeh as bashkëpunimin e as kompromisin.
“Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet”.
Në fund, Çitaku tha se Kurti si “shkelës serik i Kushtetutës” nuk e ka problem përmbysjen e rendit kushtetues.
Albin,
Nëse ka një njeri që nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, ai je ti. Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin. Po 51% nuk janë 100%.
Kush është shtetar, institucionalist dhe respekton Kushtetutën, nuk dëshmohet vetëm nga e kaluara e largët, por mbi të gjitha nga veprimet e sotme.
Si opozitë, pa asnjë kusht, kemi votuar zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe dje, madje edhe me procedurë të përshpejtuar.
Ti, Albin, nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin. Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet.
Si shkelës serik i Kushtetutës, nuk e ke problem ta përmbysësh edhe rendin Kushtetues. Por këtë nuk do ta lejojmë.
Ky vend dhe kjo Republikë janë ndërtuar me mund e me gjak. Dhe nuk do të lejojmë që të shkatërrohen.



Të tjera
Aktuale
Ngërçi për presidentin, Zyra e BE-së: Të respektohet Kushtetuta e të gjendet kompromis
Zyra e BE në Prishtinë në
Aktuale
Ish-pjesëtari i UÇK-së Mit’hat Lozhani lirohet nga burgu në Beograd
Avokati Arianit Koci ka bërë të
Lajme
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Presidente, e futi vendin në krizë
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e