Spektakli i Big Brother VIP Kosova 2 edhe këtë të hënë (4 dhjetor) solli përplot befasi e ngjarje të ndryshme.
Ky reality shou kësaj radhe ia la në dorë publikut fatin e disa prej banorëve brenda shtëpisë së famshme.
Tre nga banorët që shkuan në nominim nga publiku ishin: Alba Vukaj, Azem Gagica dhe Besart Zeneli.
Këtyre tre konkurrentëve iu bashkuan edhe katër të tjerë në nominimin që u bë sy me sy, në prani të të gjithëve.
Blerando, Ylli Dervishi, Blero dhe Kader Kicaj qenë të tjerët që morën më së shumti nominime.