Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbledhjen e sotshme të qeverisë e ka nisur duke folur për Projektligjet që pritet të miratohen dhe duke u krekosur për punët e qeverisë së tij, derisa nuk ka komentuar fare ultimatumin amerikan.
Ndërkombëtarët do ta presin vetëm edhe sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të vendosë nëse i pranon apo jo kërkesat e tyre për shtensionimin e situatës në veri të vendit.
Publikohet video nga vetaksidenti në Skenderaj ku vdiq shoferi
Dje u bë e ditur se ai dhe emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak kanë “disa sfida në marrëdhënie”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot duhet të vendosë t’i pranojë apo t’i refuzojë tri kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për shtensionimin e situatës në veri të vendit.
Ndërkaq në hyrjen e mbledhjes së sotshme të Qeverisë, Kurti nuk ka folur as edhe një për ultimatumin e ndërkombëtarëve, derisa herëve tjera ai në fillim të mbledhjeve të Qeverisë ka folur shpesh për tema nacionale. /Botapress.info/