Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Moldavisë.
Epërsinë Kuqezinjve ia ka dhënë sulmuesi Sokol Cikalleshi nga pika e penalltisë në minutën e 25-të.
Cikalleshi u tregua i saktë nga penalltia, duke gjuajtur në këndin e kundërt të portierit.
Penalltinë e nxori sulmuesi tjetër, Taulant Seferi.