Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur në Korçë, ku një çift i ri që sapo kishte filluar bashkëjetesën në një banesë me qira, është përballur me pasoja serioze pas një eksperience të rrezikshme me substanca narkotike.
Dy të rinjtë kishin vendosur të provonin hashash, por në një mënyrë jo të zakonshme, jo përmes pirjes me cigare, por duke konsumuar me pikatore poshtë gjuhës, një metodë që rrit ndjeshëm përthithjen dhe efektin e substancës aktive. Kështu u raportua në “Aldo Morning Show” në Tv Klan.
Sipas raportimit, nga spitali kanë bërë të ditur se të rinjtë janë paraqitur me simptoma të forta shqetësimi mendor, të përziera, palpitacione dhe konfuzion të thellë. Ata janë trajtuar në kohë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë, por rasti ka alarmuar prindërit dhe komunitetin lokal për rrezikun që përfaqësojnë eksperimentet me substanca narkotike, shkruan Ora Neës



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar