Pas skandalit të publikuar, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka njoftuar sot se do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit. Mirëpo a mjafton kjo tërheqje, pasi që dy deputetë të kësaj partie, Arban Abrashi dhe Yllza Hoti nuk kanë veturë fare, dhe janë kompenzuar vlera të mëdha për rrugën e tyre që kinse e kanë bërë me veturë. Në një shtet normal dhe një demokraci, dorëheqja për këta dy deputetë as që do të bëhej fjalë.
Pagat e larta e mëditjet nuk u kanë mjaftuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ata janë kompensuar për të shkuar në seanca e komisione paralamentare.Por dy deputetë të Vetëvendosjes të cilët janë kompensuar për derivate po del që nuk kanë fare vetura.
Deputeti i LVV, Artan Abrashi i cili ka marrë 690 euro kompensim për derivate për udhëtim nga Prizreni nuk ka fare veturë.
Kjo del nga deklarimi i tij i pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit. Në formularin e deklarimit të pasurisë, Abrashi nuk ka të deklaruar ndonjë veturë as në pronësinë e tij e as të bashkëshortes.
Ndërkaq në listë është edhe deputetja e VV’së, Yllza Hoti, e cila ndonëse jeton në Prishtinë, ka harxhuar 810 euro për karburant për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe në mbledhjet e komsioneve parlamentare gjatë muajve nëntor – dhjetor.
Gjithashtu as Hoti nuk ka deklaruar veturë në formularin e deklarimit të pasurisë.
Për këtë çështje nuk ka reagim nga deputetja Yllza Hoti, derisa i vetmi që ka reaguar është Artan Abrashi, i cili dikur shëtitej me autobusë nga Prizreni në Prishtinë.
Artan Abrashi, i cili ka dalë me një sqarim publik për këtë çështje, ka thënë se kjo punë rregullohet me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës dhe meqë ai jeton në Prizren, thotë se gjatë muajve nëntor – dhjetor 2021 ka udhëtuar mbi 35 herë nga vendbanimi i tij për të marrë pjesë në seanca të Kuvendit e në mbledhje të komisioneve parlamentare.
“Shumë deputetë nuk jetojnë në kryeqytet, përfshirë edhe mua. Meqë jetoj në Prizren dhe në muajt nëntor-dhjetor kam udhëtuar mbi 35 herë Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometra, kam kaluar përafërsisht mbi 2940 km vajtje, 2940 km ardhje. Sipas kësaj logjike të gjithë deputetët duhet të zhvendosen në Prishtinë për ekonomizim të shpenzimeve. Unë këtë gjë nuk mund ta bëjë. Do të jetoj në Prizren. Faleminderit”, ka shkruar ai në Facebook.
Në mëngjesin e sotëm Doli Mimoza Kusari nga podiumi i VV’së – që si mbeti parti pa kërcyer sikur një futbollist mercenar – gjeti të mbrojë deputetët e turpëruar të VV’së që jo që janë fajtorë për keqpërdorime por edhe për hipokrizi prej më shumë se një dekadë në Kosovë. Të varfër e modest në autobusë sa ishin në opozitë e si hynë në kuvend nuk po iu del boll tash këtyre si grykësve.
Tërheqja në këtë rast nuk mjafton, në një shtet demokratik e funksional dorëheqja është e padiskutueshme dhe as që vihet në pikëpyetje. Në shtete demokratike ka plotë raste kur deputetë, e politikanë zhvatën fondet publike, por më pas u detyruan të japin dorëheqje për skandalet.
A do të japin dorëheqje dy deputetët pa vetura që ia zhvatën shtetit paratë për karburante, kjo mbetet të shihet. /Botapress.info/