Ish-asambleisti komunal Gazmend Muja nga qyteti i Mitrovicës, është edhe vëllau i deputetit të VV-së Armend Muja. Ai sot përmes një postimi ka hedhur akuza për qeverisjen komunale në Mitrovicë.
Muja ka qenë asamblesit i PDK-së në Mitrovicë, poashtu edhe këshilltar në Ministrinë e Intergrimeve Evropiane të udhëhqeur nga Dhurata Hoxha. Gara për të parin e Mitrovicës po bëhet interesante, pasi emrat e kandidatëve ende nuk janë zyrtarizuar nga VV, por si të mundshëm janë Agim Bahtiri dhe Armend Muja.
Postimi i sotëm nga vëllau i deputetit Muja po konsiderohet si mundësi e kandidimit të Armend Mujës.
Postimi i plotë:
Mitrovicës i duhet qeverisje lokale e denjë për qytetarë, e jo qeverisje e ekipeve të perfiterave të cilët e kanë katandisur këtë qytet. Mjaft më lojërave dhe pazareve politike në dëm të qytetarëve./Botapress/