• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Çfarë po ndodh në Veri? Serbët atje po pregaditen për…

nga Bota Press
1 Tetor, 2021
në Aktuale, Lajme
ShareShareShare

Botapress, 1 tetor- Me arritjen e marrëveshjes në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe më 30 shtator, që nga dita e nesërme në pikat 1 dhe 31 pritet të zhbllokohet rruga nga protestuesit serbë, të cilët kanë qëndruar për 12 ditë rresht në shenjë proteste për reciprocitetin e taksës.

Grupi i fundit i Njësitit Special të forcave policore të Kosovës që do qëndrojë në veri të vendit, i cili do ta fillojë ndërrimin në ora 00:00, do të zëvendësohet nga ora 08:00 deri më 16:00 nga trupat e KFOR’it.

Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen

Këto informata i ka bërë të ditur gazetari i T7, Çlirimtar Morina nga pika kufitare Jarinjë, derisa bëri me dije se protestuesit serbë po bëjnë gati makinat që të lirojnë rrugën deri në mëngjes.

 

“Ka një optimizëm nga protestuesit që të largohen nga pikat e bllokadës në ora 08:00 nesër. Gjatë ditës kanë punuar me makineritë e tyre që t’i gjejnë ata në ora 08:00, ashtu siç është arritur marrëveshja më 30 shtator në Bruksel”, bëri me dije ai.

 

Ai tregoi edhe se ndërrimi i anëtarëve të Njësitit Special do bëhet nga ora 00:00, e jo nga ora 20:00 siç bëhej zakonisht.

Pas dy ditë diskutimesh në Bruksel, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës

 

Tri pikat të cilat do të vihen në zbatim si rrjedhojë e marrëveshjes që nga nesër janë kështu si vijojnë:

 

  1. Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.
  2. Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.
  3. Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Pune, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë./Botapress.info/.
Tags: BeogradiQeveria e Kosovesveriu i bllokuar

Të ngjashme

Kosovë

Nagavci ia bën “Like” Abdixhikut në postimin ku e kritikoi Kurtin për koeficientin

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Lajme

Ndodhi më në fund! Luizi dhe Kiara japin puthjen e parë

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Aktuale

Ulja më drastike e pagës i bëhet kryetares së Kushtetueses, preken edhe Presidentja e kryetari i Kuvendit

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Aktuale

“Televizioni i Kurtit”, aktivisti futet në studio të RTK’së gjatë transmetimit të lajmeve

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Nagavci ia bën “Like” Abdixhikut në postimin ku e kritikoi Kurtin për koeficientin
  • Ndodhi më në fund! Luizi dhe Kiara japin puthjen e parë
  • Ulja më drastike e pagës i bëhet kryetares së Kushtetueses, preken edhe Presidentja e kryetari i Kuvendit
  • “Televizioni i Kurtit”, aktivisti futet në studio të RTK’së gjatë transmetimit të lajmeve
  • Ja sa do të ishin pagat me propozimin e koficientit nga LDK-ja

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.