Një politikane suedeze preu flokët e saj gjatë një debati në Parlamentin Evropian, për të treguar solidaritet me demonstratat antiqeveritare në Iran.
Europarlamentarja me origjinë nga Iraku, Abir Al-Sahlani, doli në foltore për të folur për shtypjen e të drejtave të grave në Iran.
Detaje për dy rastet e dhunimit në Gjakovë, viktimat janë të mitura, të dyshuarit të moshës madhore
“Derisa gratë e Iranit të jenë të lira, ne do të qëndrojmë me ju”, tha ajo para se të nxirrte gërshërët dhe të priste flokët e saj.
Protestat shpërthyen pasi një grua e re me emrin Mahsa Amini vdiq, pasi u arrestua dhe dyshohet se u rrah nga Policia e Moralit të Iranit për mbajtjen keq të hixhabit./Botapress.info/