• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Detaje për dy rastet e dhunimit në Gjakovë, viktimat janë të mitura, të dyshuarit të moshës madhore

nga Bota Press
5 Tetor, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Prokuroria Themelore e Gjakovës do të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit për dhunimin e dy të miturave, në dy raste të ndara në Gjakovë.

Policia në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se rastet kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Sheremet Elezaj, zëdhënës në policinë rajonale të Gjakovës tha për Gazetën se viktimat janë të mitura, ndërsa të dyshuarit të moshës madhore.“Dje janë arrestuar dy persona të moshës madhore dhe jane iniciuar dy raste të dhunimit. Viktimat janë të mitura, rastet janë në fazën e hetimeve”, tha Elezaj.

LEXO EDHE KETE

E tmerrshme: Dhunohen dy vajza në Gjakovë, u futen pa dëshirë në dy vetura nga burra të maskuar

Ndërsa, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Yllka Juniku-Shehu, tha se ndaj të dyshuarve prokuroria do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, sot do të parashtrojë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e dyshuar, për veprën penale “Dhunimi”, Dy rastet janë raste të ndara, dhe të dyja viktimat janë të mitura, ndërsa dy të dyshuarit janë madhor. Me urdhër të Prokurorit kujdestarë, dy personat gjenden në ndalim për 48 orë”, tha Juniku-Shehu.

Policia njoftoi se të miturat janë futur me forcë në veturë ku edhe dyshohet se ka ndodhur akti i dhunimit.

Rasti i parë i dhunimit ka ndodhur dje rreth orës 13:00, ku më pas është arrestuar një i dyshuar.

“Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur pas orës 18:00.

“Gjakovë 04.10.2022 – 18:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Botapress.info/

Tags: dhunGjakoverrembim

Të ngjashme

Kosovë

“U paralizova, 28 ditë isha pavetëdije” – Pacolli rrëfen për ngjarjen e trishtë të jetës së tij

nga Bota Press
8 Qershor, 2023
Lajme

Humb jetën në aksident kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht i biri

nga Bota Press
8 Qershor, 2023
Lajme

Paraliza e gjumit, pse ndodh dhe kush është më i rrezikuar?

nga Bota Press
8 Qershor, 2023
Ekskluzive

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

nga Bota Press
8 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Zhduken afër 8 mijë litra derivate në vlerë të rreth 10 mijë € nga ‘EXFIS’ në Pejë
  • Hill: Nuk mbaj mend të ketë pasur ndonjëherë ndarje kaq të thella mes Prishtinës dhe Uashingtonit
  • “U paralizova, 28 ditë isha pavetëdije” – Pacolli rrëfen për ngjarjen e trishtë të jetës së tij
  • Humb jetën në aksident kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht i biri
  • Paraliza e gjumit, pse ndodh dhe kush është më i rrezikuar?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.